Vëllaznimi fillon përgatitjet për sezonen 2023/24

Rreth 30futbollistë kanë stërvitur në ditën e parë të përgatitjeve për kampionatin e ri të ligës së parë futbollistike të Kosovës. K.F Vëllaznimi sot ka filluar përgatitjet për sezonin 2023/24, nën udhëheqjen e Kryetrajnerit Megzon Visoka dhe ndihmësit e tijë, Valbon Latifi, Egzon Nezaj dhe Taulant Morina.

Visoka  ka thënë  se fillimisht do të stërviten numër më i madh i futbollistëve të cilët kanë ardhë në provë duke shprehë dëshirën që të bashkohen në skuadër  sikurse edhe një numër i futbollistëve të rinjë  të transferuar.

“Brenda tri katër ditësh shtabi teknik do të jep vlerësimin . Në anën tjetër me futbollistet që kemi arrit marrëveshje jam i kënaqur me cilësinë e tyre, presim edhe tri përforcime në ndërkohë”, tha Visoka.


Ai ka përmendur synimet e Vëllaznimit për këtë edicion.

“Vëllaznimi si një klub me shumë traditë gjithnjë kërkon suksese. Jam i vetëdijshëm për këtë, mirëpo duhet ta kemi parasysh situatën e rëndë  nëpër të cilën ka kaluar klubi në vitet e fundit dhe në anën tjetër me ardhjen e kësaj kryesie të re, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe kanë marrë kahen e duhur. Sa i takon synimeve do ti shohim hap pas hapi. Qëllimi kryesor yni është që klubi këtë vit të stabilizohet, të ndërtoi një bazë të shëndosh me lojtarë kryesisht gjakovarë e vitin e ardhshëm pastaj të tentojmë , pse jo edhe superligën”, ka thënë Visoka për Radio Gjakovën dhe Revisten Gjakovapress.

Megjithëkëtë, Visoka e ka lënë të hapur edhe dëshirën që edhe këtë vit , nëse jepet rasti dhe tregohet  performacë e mirë duke u radhitur lartë në tabelë, atëherë do kërkojnë edhe një vend në superligë.

Kryesia e klubit ka njoftuar se së shpejti do të njoftoi në lidhje me lojtarët të cilët kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët kanë arritur marrëveshje me klubin për sezonin 2023/24.

Intervisten me kryetrajnerin Megzon Visoka e dëgjoni të enjten prej ores 9.40 në valët e Radio Gjakovës

Leave a Reply

EUROPEAN CLINIC
ARDI SHPED GROUP
UNISOLAR