- Themelimi i KF Vëllaznimi (1927)
Nga “Shpata e Kosovës” deri te Vëllaznimi i sotëm, një histori prej nëntë dekadave.
Klubi i futbollit Vëllaznimi nuk ka pasur rastin të luajë në Ligën e Kampioneve apo në atë të UEFA-së, mirëpo lojtarët dhe talentet që dolën nga kjo skuadër kanë luajtur në Champions League (Besnik Hasi, Ardian Kozniku) si dhe në Kampionatin Botëror 1998 Ardian Kozniku, i cili mbrojti ngjyrat e Kroacisë).
Klubi gjakovarë apo krenaria e qytetit si e quajnë banorët është një nga ekipet më më së shumti tituj të fituar në nivel të Kosovës, mirëpo është gjithashtu i njohur edhe si një ndër klubet më të vjetra të Kosovës.
Deri në vitin 1924 gjakovarët nuk kishin ndjerë “lezetin” e topit të këmbës, siç e quante Faik Dushi, njeriu e cili e zëvendësoi topin e improvizuar nga leshi dhe leckat me atë përnjëmend.
Dushi atëbotë e kishte sjellë nga kryeqendra e Kroacisë,Zagrebi për herë të parë topin në qytetin e tij.Topi i parë kishte arritur, por kur të luhej me të kur nuk kishte fusha futbolli. Por ai për disa vite ishte rrokullisur nëpër rrugicat plotë gurë të e qytetit, deri më 1927, kur formohet klubi i parë, i cili morri emrin “Shpata e Kosovës” . Më vonë ky emër është zëvendësuar me “Pashtriku” e “Ylli I kuq”, për të përfunduar me emrin që e mbanë edhe sot “Vëllaznimi”.
Pos Dushit në historikun e klubit gjakovarë janë të shënuar edhe emrat e Selim Muhaxhirit, Sokol Dobroshit, Ismet Stavilecit, Qazim Damonagës, Sherif Lluhanit, Iljaz Berishës, Qamil Zhubit, Bektash Guskës, Nimon Mulaj. Këta ishin nismëtarët e klubit, por edhe futbollistët e parë te cilët në ndeshjen promovuese mposhtën ekipin e Prizrenit, me rezultate 2-0.
Ndeshjet e futbollit, siç pohohet nga vet pjesëmarrësit e atëhershëm, në fillim janë zhvilluar në “Fushë të Tyrbës”. Më vonë ato janë luajtur në fushën e ish kazermes ushtarake, ndërsa së fundi, që nga vitët 50-të, në stadiumin e qytetit i cili u ndërtua në ato vite. Gjatë këtyre dekadave të zhvillimit të futbollit në Gjakovë, ka pasur vështirësi të ndryshme, por aktivitetin e vet nuk e ka ndërprerë asnjë herë. Përkundrazi, vetëm sa ka ardhur duke u masovizuar si për nga numri i sportistëve dhe punëtorëve sportiv, ashtu edhe për nga numri i klubeve.
Pos klubit më të vjetër ‘Vëllaznimi’, në Gjakovë, aktivitetin e vet ndërkohë e kanë zhvilluar edhe disa klube të tjera të futbollit. Kështu, një kohë, vepronte K.F. ‘Deva’. Më vonë, më 1961,në kuadër të IT ‘Emin Duraku’ u themelua klubi i futbollit ‘Gjakova’ i cili edhe sot e kësaj dite e zhvillon veprimtarinë e vet. Një kohë vepronte edhe klubi i futbollit ‘Metali ku’ si dhe disa klube të fshatrave të cilët bënin gara në Ligën komunale që veproi deri më 1991. Gjatë këtyre 70 vite aktivitet, futbolli gjakovar ka arritë edhe suksese të ndryshme. Padyshim se në këtë drejtim ka prirë K.F ‘Vëllaznimi’, i cili 9 herë ka fituar titullin e kampionit të Kosovës.
Koha ishte e vështirë por jo edhe për të ndalur reputacionin e këtij sporti si dhe dashurinë ndaj tij në mesin e gjakovarëve.
Nga brumi që ishte nisur nga Faik Dushi, dalin gjenerata të reja, emra të rinj siç ishte rasti i Hamdi Nuqit, golashënuesit më të mirë kuqezi të të gjitha kohërave në Kosovë, apo edhe Avni Zhubi i cili ishte një prej lojtarëve dhe sulmuesve kryesor të Prishtinë dhe ndihmoi atë për të u fut në ligën e parë të ish Jugosllavisë, pasi që kaloj nga Vëllaznimi.
Periudha më ndritshme ishte kur Vëllaznimin e udhëhoqi trajneri Iljaz Sina i cili ishte edhe lojtarë i klubit. Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vëllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish Jugosllavisë). Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vëllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966 -1970 (gjithnjë suveren dhe me distancë prej 12-14 pikëve ndaj të dytit), ku më pas luanin në kualifikime për ligën e dytë federative. Pra trofeun e parë të rëndësishëm, Vëllaznimit të Gjakovës ia dhurojë gjenerata e Bedri Zhubit, Vëllezërve Halilosmani, Luan Vokshit , Fatmir Zhubit, Fatmir Rracit e shumë të tjerëve, kur u stolisën me titullin e parë Kampion të Kosovës, që me xhelozi e mbrojtën për tre vitet e ardhshme.Por me kaq edhe mbeti deri ne në vitin 1971 kur u kualifikua në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë.
Megjithatë shumë suksese të ekipit janë të ndërlidhura edhe me tifozët e zjarrtë të njohur me emrin “Kuqezinjët e Jakovës”. Duhet cekur se Vëllaznimi ishte klubi i parë kosovar i cili për herë të parë vishet me fanella kuq e zi, saktësisht në vitin1967.
Zenun Brovina ishte i pari kosovar që kaloi një klub jashtë Kosovës. Ishte ky lojtar i Vëllaznimit, që për një kohë kishte mbrojtur ngjyrat e Partizanit të Beogradit. Zenuni u ka hapur rrugën edhe futbollistëve të tjerë si Blerim Mula dhe Faton Bingazi, të cilët luajtën nëpër disa klube turke.
Megjithatë Ardian Kozniku dhe Besnik Hasi, mbetën krenari e këtij qyteti dhe të këtij klubi. Që të dy kanë shkelur në barin e stadiumeve më të njohura botërorë. Derisa Kozniku ka edhe një medalje të bronztë nga Kampionati Botëror 1998 i organizuar në Francë, me Kombëtaren e Kroacisë, Hasi ka disa tituj kampioni të Belgjikës dhe ndeshje në Ligën e Kampionëve, së bashku me fanellën e kombëtares “kuqezi”.
- 9 Titles Champions of Kosovo
1967–68,
1968–69,
1969–70,
1970–71,
1973–74,
1979–80,
1981–82,
1985–86,
1989–90
- 4 Cups of Kosovo
1984–85 Final : Vëllaznimi – Ramiz Sadiku 7–1 (5–0)
1986–87 Final : Vëllaznimi – Trepça 6–2 (4–1)
1987–88 Final : Vëllaznimi – Rahoveci 5–2 (3–0)
2007–08 Final : Vëllaznimi – Trepça’89 2–0 (0–0)