KF Vëllaznimi mbetet në Ligën e Parë

NJOFTIM

🔻Gjithçka për ty Vëllaznim 🔴⚫️

🔻KF Vëllaznimi njofton mediat dhe publikun e gjerë se sezonen e re futbollistike do garoj ne Ligën e Parë te Kosovës.

🔻Pas shumë angazhimeve, Kryesia e Klubit arriti marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, kjo e gjitha falë të gjithë anëtarëve të Kryesisë që u angazhuan dhe u organizuan në mënyrë perfekte deri te zgjidhja e çështjes së Klubit.

🔻KF Vëllaznimi deri më tani ishte i regjistruar ligjërisht si K.F.C Vëllaznimi, kurse tash e tutje emërimi zyrtar dhe ligjor I klubit do të kthehët në emrin Historik, gjegjësisht Klubi i Futbollit “K.F VËLLAZNIMI” Gjakovë, në këtë mënyrë duke rikonfirmuar vazhdimin e historisë së lavdishme të klubit tonë që nga viti i largët 1927 e deri më sot, dhe duke konfirmuar Logon origjinale dhe ngjyrat kuq e zi të cilat përfaqsojnë identitetin dhe historin e klubit tonë.

🔻Së shpejti do tju njoftojmë për fillimin e stërvitjeve për sezonin 2023/24 dhe rreth lojtarëve që kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët janë bashkuar me klubin gjatë afatit kalimtar veror.

Me Respekt
K.F Vëllaznimi – Gjakovë

Leave a Reply