Adhurues dhe Tifoz të klubit të qytetit, KF Vëllaznimi do të kthehet aty ku e ka vendin.

Adhurues dhe Tifoz të klubit të qytetit, KF Vëllaznimi do të kthehet aty ku e ka vendin.

Klubi ynë i futbollit është forcuar gjithmonë nga pasioni dhe përkushtimi i adhuruesve dhe tifozëve tanë. Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për mobilizim dhe mbështetjen tuaj për të siguruar suksesin tonë të vazhdueshëm brenda dhe jashtë fushës. Kontributet tuaja janë thelbësore për të na ndihmuar të arrijmë qëllimet tona afatgjate si Klub.

Vizioni ynë është të krijojmë një institucion futbolli që qëndron jo vetëm për fitoren në fushë por edhe për ndikimin pozitiv që bën në jetën e lojtarëve tanë, tifozëve dhe komunitetit në përgjithësi. Klubi aspiron të jetë më shumë se një ekip, një simbol i pasionit, integritetit, unitetit, frymëzimit dhe shpirtit të qëndrueshëm të lojës së bukur.

Misioni ynë thekson gjithë përfshirjen, duke synuar të krijojë një mjedis ku individë të ndryshëm të ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar. Kjo përfshirje shtrihet tek lojtarët, stafi dhe tifozët njësoj.

Andaj, ne, si kryesi e klubit, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre adhuruesve dhe tifozëve që kanë biznese të suksesshme ta sponsorizojnë klubin e zemres duke u mbështetur në dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-090 dhe Rregullores së MKRS-së Nr.01/2018, për sponsorizim të klubeve futbollistike, apo edhe nga vetë buxheti për marketing i kompanive private.

Ne ju bëjmë thirrje Adhuruesve dhe Tifozëve të klubit të qytetit edhe diasporës së qytetit të Gjakovës që ti:

* Blini Biletat vjetore të KF Vëllaznimi, në numër sa më të madh.

* Blini Rekuizitat zyrtare të KF Vëllaznimi,

* Merrni pjesë sa më shumë në lojërat ku KF Vëllaznimi, luan si vendas në stadionin e qytetit.

Mbështetja juaj financiare është më shumë se vetëm para; është një investim në të ardhmen e klubit tonë. Së bashku, ne mund të ndërtojmë një klub më të fortë, që vazhdon të sjellë gëzim dhe krenari për qytetin tonë.

Ne ju garantojmë që të gjitha të hyrat e klubit janë të deklaruara dhe menaxhuar në mënyrë transparente dhe profesionale. Për informatën e secilit sportdashës dhe më gjerë, klubi këto ditë pritet të përfundoj Auditimin e tij nga një kompani e specializuar për auditime financiare.

Për fund, jo për nga rëndësia, ju bëjmë thirrje tifozëve të zjarrtë të klubit “Kuqezinjët e Jakovës”, pasioni dhe përkushtimi juaj kanë qenë gjithmonë pjesë jetike e suksesit tonë, dhe ne duam të sigurohemi që prania juaj të vazhdojë ti japë energji ekipit dhe tifozëve tanë. Ju jeni lojtari i dymbëdhjetë i klubit. Klubi është i juaji, i yni dhe i të gjithë qytetit.

Faleminderit për mbështetjen dhe bujarinë tuaj të vazhdueshme.
Mbi të gjitha është Vëllaznimi ❤️🖤

Leave a Reply

EUROPEAN CLINIC
ARDI SHPED GROUP
UNISOLAR