Telegram Ngushëllimi

E nderuara familja SINA.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e ish-lojtarit dhe ish-trajnerit tonë, “ILJAZ SINA”.
KF Vëllaznimin e udhëhoqi trajneri Iljaz Sina i cili ishte edhe lojtarë i klubit.
Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vëllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të republikës jugosllave të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish-Jugosllavisë).
Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vëllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966 -1970.
Në emër të klubit, stafit dhe lojtarëve, familjes së të ndjerit dhe gjithë shokëve dhe kolegëve ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e ILJAZ SINA.
Pusho i qetë Legjendë
KF VËLLAZNIMI

Leave a Reply