ANKESË

ANKESË

KF “VELLAZNIMI” ndihet jashtë mase i revoltuar me ndarjen e drejtësisë në disa ndeshje të zhvilluara në stinorin vjeshtor, por kjo përsëri ndodhi në stinorin pranveror, në xhiron e javës XVI që zhvilluam si vendas në Gjakovë me 26.02.2023 kundër klubit KF ISTOGU, ku në minute e 40-të  referët kanë dëmtuar KF Vëllaznimin duke mos akorduar penallti në favor të KF Vellaznimit, ku portieri mysafir goditi lojtarin tonë me grusht në kokë, si dhe goli i parë i shënuar në minuten e 55-të nga mysafirët ishte pozicion jashtë-loje, por për qudi gjyqtari kryesor Kujtim Krasniqi dhe ai anësorë Bedri Beshiri të cilët në të dy rastet kishin pamje shumë të mira por vendosën të heshtin dhe ta dëmdojnë KF VËLLAZNIMIN.  (shiko videot dhe foton e bashkangjitur).

Për të mos e zgjatur më tepër, urojmë që këta gjyqtarë së paku të perfundojnë në komisionin disiplinor dhe të marrin denimin e merituar.

Ketij reagimi i bashkangjiten edhe pamjet filmike nga ndeshja në fjale.

PENALTIA  E PA AKORDUAR

GOLI NGA OFFSIDE

Me respekt, KF “VELLAZNIMI”
Gjakove.

Leave a Reply