Kryetari Ardian Gjini dhe Drejtoresha e Kultures, Rinisë dhe Sportit Adea Roka kanë vizituar KF Vellaznimin

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga drejtoresha për kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, kanë takuar sot kryesinë e re të Klubit Futbollistik “Vëllaznimi”, me të cilët kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe planet e përbashkëta për të ardhmen e klubit.

Në bisedë më nënkryetarin e klubit Erzen Kumnova, drejtorin ekzekutiv Ilirian Zhubi, drejtorin Sportiv Edi Luzha, kryetrajnerin Arsim Gojani dhe zyrtarë tjerë të klubit, kryetari Gjini i ka njoftuar se komuna ka planifikuar që edhe sivjet të ndajë subvencionet për klubin, mjete të cilat do të jenë një ndihmë e konsiderueshme për vazhdimin e mëtejmë të garave.

Kryetari Gjini gjithashtu i ka njoftuar ata se komuna ka planifikuar që sivjet të nisë punimet për ndërtimin e dy tribunave në stadiumin e qytetit, për të vazhduar më tej edhe më ndërtimin e fushës dhe elementeve tjera përcjellëse. Sipas kryetarit Gjini, objektivi për përfundimin e këtij projekti vazhdon të jetë i njejtë, me bindjen se stadiumi i qytetit të jetë i gatshëm në vitin 2025.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e klubit kanë thënë se po bëjnë përpjekje maksimale në sigurimin e sponsorëve dhe grumbullimin e lojtarëve sa më cilësor, në mënyrë që klubi të vazhdojë ngadalë por sigurt drejt synimeve për kthimin në elitën e futbollit kosovar.

Leave a Reply