NDESHJE MIQËSORE | KF VËLLAZNIMI 1–1 KF FLAMURTARI VLORË
Sot, KF Vëllaznimi zhvilloi ndeshjen miqësore ndaj KF Flamurtarit nga Vlora, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1–1.
Gjatë kësaj ndeshjeje, trajneri pati mundësinë t’u japë minuta dhe t’i inkuadrojë të gjithë futbollistët, duke vazhduar kështu përgatitjet e ekipit për sezonin e ri.
🤝 Falënderojmë KF Flamurtarin për korrektësinë sportive dhe veçanërisht për udhëtimin nga Vlora drejt Gjakovës, duke iu uruar shumë suksese në vazhdim.
🕯️ Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim dhe kujtim të ish-futbollistit të KF Vëllaznimit, Fahredin “Dush” Mati.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Fahredin “Dush” Matin! 🕊️
🔴⚫ KF VËLLAZNIMI