
SPORT
Zyrtare: KF Vëllaznimi vazhdon me trajnerin Xhengis Rexhepi
🔴⚫ Zyrtare: KF Vëllaznimi vazhdon me trajnerin Xhengis Rexhepi.
Klubi Futbollistik Vëllaznimi njofton me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi.
Drejtuesit e klubit dhe trajneri Rexhepi kanë arritur marrëveshje afatgjate për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe stabile për sezonen 2025/26 dhe vitet në vijim.
Me këtë vazhdim, Vëllaznimi konfirmon stabilitetin dhe vizionin për të ardhmen, duke ndërtuar mbi bazat e vendosura gjatë sezonit të kaluar dhe duke synuar ngritje të mëtejshme në çdo aspekt – si në rezultat, ashtu edhe në organizim e disiplinë brenda klubit.
KF Vëllaznimi