TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të gjeneratës së artë të KF Vëllaznimit, Roland Kryeziu – “Llolla”.

Rolandi do të kujtohet gjithmonë si pjesë e historisë dhe traditës së klubit tonë, duke lënë gjurmë me kontributin e tij në fanellën kuqezi.

Në këto momente të vështira, KF Vëllaznimi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Roland “Llolla” Kryeziun!❤️🖤

Leave a Reply