Erjon Gashi në prova te Hajduk Split!

Klubi i Futbollit Vëllaznimi ka kënaqësinë të njoftojë se talenti ynë premtues, Erjon Gashi, ka marrë një ftesë zyrtare për prova te klubi i njohur kroat, Hajduk Split. Kjo ftesë vjen si një njohje e talentit dhe punës së palodhur të futbollistit 17-vjeçar.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Erjonin që të tregojë aftësitë e tij në një mjedis ndërkombëtar dhe të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Të gjithë në KF Vëllaznim jemi krenarë për arritjen e tij dhe i urojmë fat e suksese në këtë sfidë të re, duke shpresuar që ai të shkëlqejë dhe të na bëjë të gjithëve krenarë.

Me respekt
KF Vëllaznimi

Leave a Reply