
SPORT
Faleminderit, FC Malisheva!
Faleminderit, FC Malisheva!
KF Vëllaznimi shpreh mirënjohjen më të sinqertë ndaj FC Malisheva për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë sezonit 2024/25. Falë gatishmërisë dhe korrektësisë suaj, patëm mundësinë që ndeshjet tona si vendas t’i zhvillojmë në fushën tuaj, në kushte dinjitoze dhe profesionale.
Ky gjest është dëshmi e vlerave të mirëfillta sportive, solidaritetit ndërklubor dhe përkushtimit tuaj ndaj zhvillimit të futbollit kosovar.
Ju faleminderit për gjithçka!
Me respekt,
KF Vëllaznimi