URIME 28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT KOMBËTAR
28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.
Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.
URIME 28 NËNTORI