Ndërmarrja Frutex u themelua në vitin 1994 në një periudhë relativisht të rëndë për bizneset, por falë këmbënguljes së themelueseve, kjo ndërmarrje i përjetoi shtypjes por jo edhe luftës.

Në vitin 1999 ndërmarrja frutex plaçkitet dhe thyhet plotësisht, duke paralizuar prodhimin dhe punën e punëtorëve. Pas përfundimit të luftës, në pjesën e dytë të vitit 1999, themeluesit e ndërmarrjes realizuan menjëherë hapat e parë për rindërtimin e fabrikës dhe rifillimin e punës. Në po të njëjtin vit ndërmarrja u kompletua dhe filloi prodhimi simbolik me një fuqi të vogël punëtore dhe teknologji më të vjetër

Vazhdimi i suksesit të filluar

Pas disa kohe fabrika ndërron lokacionin e punës, si dhe pajiset me një teknologji më moderne për punë, duke ngritur kështu numrin e punëtorëve dhe duke rritur ndjeshëm cilësinë e prodhimit. Në pjesën e parë të vitit 2006, më konkretishtë në muajin maj të atij viti, ndërmarrja Frutex filloi prodhimin e një pije të re energjike me emrin Golden Eagle.

Kjo pije u mirëprit shumë mirë nga konsumatorët për shumë arsye kurse ato kryesoret ishin cilësia e lartë e pijes, vlera të larta ushqyese, dhe mbi të gjitha çmimi jashtëzakonisht konkurrues. Duke parë që kjo pije po mirëpritet në tregun vendorë, ndërmarrja për prodhimin e pijeve jo alkoolike Frutex nga Theranda rriti sasinë e prodhimit dhe filloi një fushatë të madhe marketingu me qëllim sensibilizimin e konsumatorëve për këtë pije të re, e cila ishte tanimë e preferuar nga shumë të rinjë, dhe i përshtatej shumë lehtë çështjes ekonomike.

Tani ndërmarrja Frutex është përqendruar kryesisht në prodhimin e kësaj pije energjike, për të cilën janë shtuar kërkesat falë angazhimit të stafit teknik të kësaj ndërmarrje, dhe marketingut të madh që i është bërë, si dhe investimet e shumta që po bëhen për të arritur suksesin absolut.

Linjat profesionale të prodhimit

Linja për prodhimin e lëngjeve është teknologji moderne e kombinuar Gjermane dhe Sllovene që ofron cilësi dhe sasi prej 7500 litrash në orë. Edhe kjo linjë është e teknologjisë sipas standardeve evropiane. Në këtë linjë bëhet ekskluzivisht mbushja e Relax në paketime plastike.