FALËNDERIM PËR BKT

Klubi i Futbollit KF Vëllaznimi shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë ndaj Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme gjatë sezonit futbollistik 2024–2025.

Mbështetja e BKT-së ka qenë thelbësore për sukseset e ekipeve zingjirë edhe për zhvillimin e vazhdueshëm të Akademisë së klubit, e cila do të hyjë në një fazë të re rritjeje dhe përmirësimi në sezonin e ardhshëm.

Falë këtij bashkëpunimi, jemi të motivuar të punojmë edhe më shumë në përgatitjen e gjeneratave të reja dhe në ngritjen e standardeve profesionale të klubit tonë.

KF Vëllaznimi dhe BKT mbeten të përkushtuara për të zgjeruar më tej bashkëpunimin, duke ndërtuar së bashku të ardhmen e sportit dhe komunitetit në Gjakovë.

Me respekt,
KF Vëllaznimi

Leave a Reply