𝐊𝐅 𝐕𝐄̈𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐌𝐈 𝐔𝟏𝟗 – 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍
𝐊𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍 – 𝐊𝐅 𝐕𝐄̈𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐌𝐈 𝐔𝟏𝟗 🏆🥇
KF Vëllaznimi U19 është shpallur KAMPION i Kosovës në kategorinë e Juniorëve në Ligën e Parë. Vëllaznimi U19 ka mbledhur 42 pikë, 13 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje është bilanci i Vëllaznimi U19.
Kryetrajneri Egzon Nezaj ka falënderuar futbollistët për angazhimin dhe lojërat e bukura të treguara, gjithashtu duke falenderuar kryesin e Klubit për angazhimin maksimal dhe plotesimin e kushteve.
“Falënderojë të gjithë lojtarët për angazhimin dhe lojërat e treguara si dhe tifozët të cilë nuk kan munguar asnjëher. Me ju gjithçka është e mundur, vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë për atë që kemi synuar në fillim”, vazhdojmë të bashkuar kështu edhe në SuperLige, gjithashtu e falenderoj përzemërsisht Kryesinë e klubit për besimin që më kanë dhënë dhe për angazhimin dhe kushtet e ofruara.
Urime e suksese në SuperLigë KF Vëllaznimi U19.
Me respekt
KF Vëllaznimi